75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 29 Janar 2023 / Gj. Sh

U lëndua ndaj Gironas, ja sa do të mungoj Dembele

Ousmane Dembele e pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së djeshme të Barcelonës ndaj Gironas në La Liga.

Francezi u largua pa u bërë gjysmë ore lojë.

Ndërsa, tani mediat spanjolla raportojnë edhe për shkallën e lëndimit të tij.

Ousmane Dembélé do të mungojë për tri deri në katër javë.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Betis, Sevilla, Villarreal, Manchester United dhe ne ndeshjet e para te gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit.