U lëndua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, mbrojtësi francez humb kampionatin evropian

Lucas Hernandez nuk do të luaj në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.
Mbrojtësi francez është lënduar mbrëmë gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Dortmund – PSG, shkruan IndeksOnline.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është mësuar se 28-vjeçari ka pësuar frakturë të ACL në gjurin e majtë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e PSG-së, përmes një komunikate në faqen zyrtare.
”Lucas Hernandez u lëndua gjatë ndeshjes së UEFA Champions League ndërmjet Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain dhe pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.
MRI e kryer sot konfirmoi diagnozën e vendosur nga mjekët e klubit të mërkurën në mbrëmje.
Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Një pikë e re do të bëhet më vonë.”, thuhet në komunikatë.
Kjo është hera e tretë që Hernandez pëson lëndimin e njëjtë, dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj./IndeksOnline/