U lëndua në ndeshjen e fundit me Napolin, Foda flet për gjendjen e Rrahmanit

Amir Rrahmani pësoi një lëndim në ndeshjen mes Venezias dhe Napolit të dielën në mesditë.
Qendërmbrojtësi prishtinas u largua nga loja në minutën e 74-të duke ngjallur panik te Napoli, por edhe te Kosova para dy ndeshjeve me Islandën në muajin mars.
Megjithatë duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë shtypi për situatën e Rrahmanit, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.
“Amir Rrahmani? Mbrëmë e kam telefonuar. Ai ka probleme të lehta muskulore. Ai do të vijë këtu dhe do të shohim në ditët në vijim si do të shkojë ecuria dhe nëse do të jetë i gatshëm për lojë”, u shpreh Foda.