75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

U lëndua në ndeshjen e parë pasi u kthye në fushë, Chelsea del me njoftim për gjendjen e James

Mbrojtësi i Chelsesa, Reece James, ka pësuar një lëndim në gju të marten mbrëma në ndeshjen kundër Bournemouth.

Pas kontrolleve mjekësore, Chelsea ka njoftuar se 23 vjeçari do të jetë jashtë fushave edhe për një muaj, transmeton IndeksOnline.

James pikërisht në ndeshjen kundër Bouurnemouthit u rikthye në fushën e blertë, pasi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër Milanit me 16 tetor.

Si pasoj e atij lëndimi, mbrojtësi anglez kishte humbur edhe kampionatin Botëror ”Katar 2022”./IndeksOnline/