U lëndua pa luajtur, përfundon Botërori për Hendersonin
Jordan Henderson ka pësuar një lëndim mbrëmë ndaj Meksikës.
Ndonëse ai nuk luajti asnjë minutë, lëndimi erdhi pas festimit të golit ku “Hendo” u rrëzua duke thyer dorën.
Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ky Botëror tashmë ka përfunduar për ish-kapitenin e Liverpoolit.
Përndryshe, Anglia është kualifikuar në çerek-finale ku do të përballet me Norvegjinë./IndeksOnline/

