13:52 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

U lëndua rëndë, Liverpooli e dërgon Van Dijkun te një specialist

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgili van Dijk përsoi dje një lëndim të tmerrshëm në derbin e “Merseyside” ndaj Evertonit, takim ky që i takoi xhiros së pestë në Premierligë.

Në një tentim për të shënuar, Van Dijk u lëndua nga portieri i Evertonit, Pickford i cili nuk u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari pasi mbrojtësi holandez ishte në pozitë jashtë-loje, shkruan IndeksOnline

Kështu, pas ndeshjes Van Dijk u dërgua në spital për një ksanim të gjurit, ndërkaq sot skuadra e “The Reds” vendosi ta dërgoj atë te një specialist.