U lidh me një punonjëse, largohet nga puna shefi ekzekutiv i McDonaldit
Shefi ekzekutiv i McDonaldit është larguar nga kompania pasi shkeli një nga rregullat, duke u përfshirë në një marrëdhënie me një punonjëse.
Gjiganti i fast-foodit tha se ish-presidenti dhe shefi ekzekutiv Steve Easterbrook demonstroi gjykim të dobët.
McDonaldi i ndalon drejtuesit e kompanisë të kenë marrëdhënie romantike me punonjësit.
Në një email për punonjësit, Easterbrooku pranoi se ishte në një marrëdhënie me një nga punonjësit dhe se ky ishte një gabim i tij.
“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin, që është koha për mua që të eci përpara,” tha ai, transmeton Ora News.