75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / AR

U lirua nga paraburgimi, Stresi shijon ajrin e pastër në Rugovë

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, më 2 nëntor është liruar nga paraburgimi. Ai u lirua pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

Duket se i kanë munguar daljet hapur në natyrë teksa në rrjetet sociale po ndan momente të bukura për fansat e tij.

Minuta më parë u “lajmërua” nga Rugova, ku po shijon pamjet e bukura natyrore.

“Rugova e bukur” shkroi krahas postimit ku po shihet mjaft e lumtur./Indeksonline/