23:45 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

U liruan nga Hamasi, publikohet fotoja e dy amerikaneve nënë e bijë që u mbajtën peng

Hamasi ka liruar shtetaset amerikane, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare Natali Raanan, të cilët u rrëmbyen gjatë sulmit kundër Izraelit gati dy javë më parë.

Qeveria e Izraelit ka publikuar foto të nënë e bijë pas lirimit nga Hamasi, shkruan BBC.

Sipas familjes së tyre, Raanans janë nga Çikago dhe kishin vizituar të afërmit në Kibbutz të Nahal Oz në jug të Izraelit kur u sulmua nga Hamasi.

Ato u dërguan në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Dy amerikanet janë aktualisht nën kujdesin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit./abcnews.al