12:40 / E Enjte, 28 Janar 2021 / C E

U martuan në fshehtësi, aktori i famshëm paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja rreth 33 vjet më e re

Tim Robbinsi është ndarë nga bashkëshortja e tij shumë vjet më e re, Gratiela Brancusi.

Aktori paraqiti kërkesën për divorc nga Brancusi të martën, pasi u martuan fshehurazi.

Nuk është ende e qartë periudha kur ish-çifti u martua, ndërsa nuk kanë fëmijë së bashku.

Çifti raportohet se u lidh në shkurt të vitit 2018, pasi 62-vjeçari e mori Brancusin në premierën e shfaqjes së tij “Here and Now”.

Ndërsa u takuan për herë të parë në kompaninë e Robbins, “The Actors’ Gang”, ku Gratiela ishte koordinatore e marketingut dhe Timi drejtor artistik.

Timi mendohet se është rreth 33 vjet më i madh se Gratiela, e cila u diplomua në Universitetin e Bukureshtit në vitin 2012, sipas LinkedInit.

Kjo do të thotë se Gratiela Brancusi është në të njëjtën moshë me dy djemtë e aktorit nga martesa e mëparshme me Susan Sarandon, Robbins Jack Henry, 31 vjeç dhe Miles Guthrie, 28 vjeç.

Robbins ka qenë i martuar për 23 vjet me ish-bashkëshorten, Susan Sarandon, me të cilën u takua gjatë xhirimeve të filmit “Bill Durham” në vitin 1988.

Çifti i dha fund martesës në dhjetor të 2019-s.

Sarandoni, gjithashtu ka edhe një vajzë, Eva Amurri Martino, 35 vjeçe, nga lidhja me regjisorin Franco Amurri midis viteve ’80-të.

Gjatë lidhjes së tyre, Robbinsi dhe Brancusi u panë disa herë së bashku, përfshirë edhe gjatë një loje hokej në dhjetor të 2019-s ku ishin gjithashtu djali i Robbinsit, Milesi dhe Amurri Martino dhe fëmijët e saj, Marlowe dhe Major Martino.

Robbinsi e ka mbajtur jetën e tij private, ndërsa në një intervistë për “People”-in në tetor të 2019-s tha se i mbështet fëmijët nëse do kërkonin të bënin karrierë në industrinë e argëtimit.

“Është e vështirë, është mjaft e vështirë për çdo individ”, tha ai në atë kohë. “Sidomos kur të dy prindërit tuaj janë fitues të çmimit ‘Oskar’”.