17:23 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

U masakrua për vdekje, futbollsti i klubit të njohur ndërron jetë

Një futbollist është gjetur i vdekur dhe i masakruar në një shkurre, bëjnë të ditur mediat.

Ylli i Sao Paulos, Daniel Correa, 24-vjeçar është gjendur në San Jose dos Pinhais, një qytet në jug-lindje të Brazilit, në mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i San Paolos që garon në Serie A-n braziliane, në mëngjesin e sotëm, transmeton IndeksOnline.

”Klubi i San Paolos ndihet tejet keq për vdekjen e mesfushorit, Daniel Correa Freitas”.

”Klubi është me mendje te familja e lojtarit dhe i shpresim ngushëllimet tona më të sinqerta”, shkruhet në njoftim.

Raporti i detajizuar nga Policia lokale ka bërë të ditur se Freitas ka qenë viktimë e një torture./IndeksOnline/