75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / B XH

U mbajt mbledhja komemorative për profesorin pejan Sadik Berisha

Sot u mbajt mbledhja komemorative në nderim të Profesor Sadik Berisha.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, personalitete të shumta, kolegë, miq dhe qytetarë të nderuar, të cilët vlerësuan jetën dhe veprën e tij. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë mijëra njerëz, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë e madhe për të.

Profesor Sadik Berisha ishte një figurë e shquar e arsimit kosovar, i cili për më shumë se 40 vite, gjatë katër dekadave të punës së tij, arsimoi, përgatiti dhe edukoi breza të tërë profesionistësh. Me përkushtimin dhe punën e palodhshme, ai la gjurmë të pashlyeshme, duke kontribuar në formimin e mbi 1000 mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve.

Ai la pas vetes bashkëshorten, profesoreshën Flora, si dhe fëmijët Korabin, Kaltrinën, Krenaren dhe Krenarin – të gjithë mjekë të zotë, si vazhdim i vlerave dhe rrugës së tij.

Ky nderim dhe kjo përkrahje e madhe do të mbeten përherë ngushëllim dhe krenari për familjen.