75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 24 Prill 2022 / MSH

U mbajt peng nga rusët, kryebashkiaku: Putin do të vrasë të gjithë kombin ukrainas, radhën e ka Evropa

“Putin do të vrasë të gjithë kombin ukrainas.”

Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili u mbajt peng nga forcat ruse për pesë ditë në mars.

Në një intervistë për CNN ai u shpreh se qyteti i tij është në një situatë shumë të vështirë dhe të rrezikshme.

Forcat ruse pushtuan Melitopolin, në Ukrainën juglindore, disa ditë pas fillimit të pushtimit.

Një kryebashkiak i ri u “vendos” në qytet, i cili është nën kontrollin ushtarak rus, pasi Fedorov u rrëmbye. Fedorov më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

Sipas tij, qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është “të vrasë të gjithë kombin ukrainas”.

Kryebashkiaku shtoi se qytetarët e Melitopolit nuk janë në gjendje të marrin ndihmë: “Ne nuk mund të dërgojmë ndihma humanitare. Nuk mund të dërgojmë ilaçe. Nuk mund të dërgojmë për shërbimet e urgjencës… Kjo është arsyeja pse është një situatë shumë e rrezikshme.”

Në intervistë u shpreh se konflikti në Ukrainë ishte “një luftë në shkallë të plotë – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë botës së qytetëruar”, duke paralajmëruar se “lufta do të vijë në qytetet dhe familjet evropiane”.