U mbajt takimi i radhës i Grupit Punues Nacional Kundër Narkotikëve
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të premten u mbajt takim i grupit punues i Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Me këtë rast u raportua për arritjet në implementimin e Strategjisë… dhe bashkëpunimin e autoriteteve të vendit në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogërave.
Ministria e Punëve të Brendshme është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për luftimin e kësaj dukurie negative./Indeksonline/