U mblodh Këshilli Prokurorial, bëhet një emërim në Komision

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës anëtari i këtij Këshilli, Arian Gashi, u zgjodh kryesues i Komisionit për Çështje Normative.
Mandati i tij do të jetë aq sa ka mandat si anëtar i Këshillit.
Më parë, Armend Zenelaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial dhe njëherësh nga pozita e kryesuesit të Komisionit për Çështje Normative.