75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / KV

U mbyll gara për komunat/ Kush fitoi e kush humbi në Kosovë

Pas përfundimit të balotazhit për kryetarë të komunave, të mbajtur më 9 nëntor 2025, është bërë e qartë shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës.

Në rundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar më 12 tetor, kryetarët u zgjodhën në 20 komuna, ndërsa 18 të tjera vendosën përmes balotazhit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara më 9 nëntor, rezultatet janë si vijon:

LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
KDTP (Partia turke): Mamushë

Në këto rezultate nuk përfshihen ende votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, në rundin e parë të 12 tetorit, fituesit ishin:

LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut
Nisma: Malishevë
Iniciativa e Ramiz Lladrovcit: Drenas

Bazuar në këto rezultate, del se LVV-ja dhe LDK-ja kanë fituar nga shtatë komuna secila, PDK-ja ka fituar gjashtë komuna, AAK-ja ka siguruar pesë komuna, Lista Serbe mban dhjetë komuna, ndërsa Nisma dhe Iniciativa e Lladrovcit nga një komunë.

Dalja në votime ishte mbi 40 për qind në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind, me të dyja proceset që u zhvilluan pa ndonjë incident të madh./IndeksOnline/