16:31 / E Enjte, 23 Maj 2024 / A. M.

U miratuan 8 marrëveshje ndërkombëtare, Mimoza Kusari-Lila i falënderon pozitë dhe opozitë!

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tetë (Marrëveshje Ndërkombëtare.

“…ndërsa, javën që lamë pas deputetët e Kuvendit gjithashtu votuan dymbëdhjetë (12) Marrëveshje Ndërkombëtare, duke miratuar kështu projekte në vlerë totale prej 275 milion Euro.

Me ketë rast, falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në shtyerjen përpara të agjendës legjislative”, ka shkruar ajo në Facebook.

May be an image of text