U morën 20-30 milion euro! Grabitësit ngarkuan 180 kg euro në makinë
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e parave në Rinas dy ditë më parë, ku duket se shuma nuk është 10 milion euro, por më e madhe.
Mësohet se në avion po transportoheshin rreth 20 apo 30 milionë euro. Kanë qenë 5 banka që po transportonin paratë e tyre, ndërsa vetëm njëra bankë ka patur 8 milionë euro.
180 kilogramë euro, me prerje nga më të voglat deri në prerjen 500-she, kanë qenë nëpër shumë thasë, gati për të fluturuar jashtë vendit me linjën ajrore austriake.
Grabitësit kanë marrë pothuajse të gjitha paratë që ishin bërë gati për t’u transportuar.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion deri më tani mbi sasinë e parave që janë grabitur dhe as mbi vdekjen e Admir Muratajt, se kush e vrau dhe si u vra.