10:46 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

U morrën si përforcime por dështuan në debutim

Gjatë afatit kalimtar të janarit, skuadrat e Superligës ishin shumë aktive duke bërë transferime nga brenda dhe jashtë Kosovës. Prurjet e reja të Kek-ut, Isa Eminhaziri, Pleurat Hajdini, Kujtim Kutllovci e Torvioll Stullqaku nuk lanë asnjë gjurmë në debutim. Kek-u u mposht në Obiliq nga Llapi 3-0.

Edhe përforcimet e Lirisë dështuan ndaj Feronikelit. 6 futbollistë të huaj ishin në formacioni startues por asnjëri prej tyre nuk pati efikasitet. Jose, Riasos, Ramirez, Vivas, Alberto dhe Martins ishin risitë e trajnerit italian Vicenco Alberto Annese.

Semir Hadzibulic u transferua te Gjilani për tu bërë mënjeherë futbollsti më i paguar i skuadrës. Mesfushori nga Novi Pazari nënshkroi kontratë deri në vitin 2020. Por paraqitja e tij ndaj Dritës la shumë për të dëshiruar.

Mesfushori i Trepçës 89, Engjull Hoti që pati lëvdata për paraqitjen ndaj Prishtinës në Digitalb Kupë, në debutimin e tij në Superligë ndaj Ferizajit nuk u dëshmua. /Indeksonline/