75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

U nda javën e kaluar, Irina Shayk nuk merakoset, kënaqet në këtë mënyrë

Ka një javë që ndarja në mes Irinës dhe Bradley Cooper, ka qenë prej lajmeve kryesore në mediat rozë, shkruan IndeksOnline.

Duket se dallimet që kishin çifti në mes tyre nuk arritën t’iu bënin ballë, kështuqë rrugët e tyre u ndanë.

Tanimë Bradley po përflitet për një afërsi të madhe më këngëtaren Lady Gaga, e ndërsa Irina duket se nuk e ka marrë afër zemrës këtë ndarje, të paktën kështu po paraqitet.

33 vjeçarja së fundmi ka publikuar imazhe teksa shihet duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës.

Kujtojmë që Irina ‘dështoi’ edhe në lidhjen e mëparshme me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. /IndeksOnline/