U nda nga i dashuri? Jori habit me përgjigjen

Jori Delli, e ftuar në “E Diell” foli për thashethemet që qarkullojnë vërdallë se është ndarë nga Fred De Palma. Ndonëse as Jori dhe as Fred nuk kanë bërë ndonjë reagim apo s’kanë dhënë shenja për ndarje, sërish njerëzit e kanë pretenduar këtë, për shkak se Jori nuk ka publikuar më foto me partnerin.
Por, që s’ka panik! Jori dhe Fred janë bashkë!
“Jam ende e lidhur! Problemi është këtu: Kur unë nuk hedh ca foto në Instagram për disa javë, më pyesin: “Ende me Fred-in je?”. Ne bashkë jemi!”.
Ajo shtoi se nuk poston në Instagram, pasi e cilëson si punë.
“E di çfarë? Instagram-i është punë. Unë kam jetën time dhe dua ta shpreh edhe me foto”, u shpreh Jori, duke shtuar se nuk do ta ketë rrjetin social si çifte Instagram-i, por personal.
Më tej, modelja dhe ish-banorja e “BBVA” shtoi:
“Pjesë e jetës sime është edhe i dashuri im, por nuk dua që (Instagram-i) të jetë vetëm (në këtë aspekt)”.