75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

U nda nga Loredana, Mozziku tregon se a do të mund të dashurojë përsëri

Ndarja e Mozzikut me Loredanën ka bërë zhurmë të madhe në mediat rozë, dhe ndonëse ka kaluar një kohë, ata ende vazhdojnë të komentohen për lidhjen e tyre.

Dyshja edhe pse kanë një vajzë së bashku, raportet e tyre nuk janë shumë miqësore, duke drejtuar shpesh herë akuza ndaj njëri-tjetrit.

Por, a beson Mozziku ende në dashuri dhe se a mund të dashurohet përsëri, reperi i njohur ka dhënë përgjigje përmes një InstaStory.

I pyetur nga një adhurues se a mund të dashurohet mashkulli për herë të dytë, Mozziku deklaroi se një mashkull dashuron sa herë që ai dëshiron.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se Mozziku ka lënë prapa krahëve kapitullin me Loredanën dhe se mund të dashurohet në një femër tjetër.

Ndryshe, Mozziku është në përgatitje të albumit të ri./Indeksonline/