10:20 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

U ndalen për t’u freskuar, shoferi u grabit bagazhin dhe dokumentet turistëve norvegjezë

Një eksperiencë e hidhur iu ka ndodhur dy turistëve norvegjezë, një mashkull dhe një femër, të cilëve shoferi i veturës u mori bagazhin dhe dokumentet personale nga vetura.

Viktimat raportuan në polici se rasti ka ndodhur në Sllatinë të Madhe, aty ku të dy kërkuan nga drejtuesi i veturës (i dyshuari) për të ndaluar, pasi njëri nga viktimat nuk ndjehej mirë.

Drejtuesi i veturës u largua me të gjitha gjërat në një drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.