75 Mall Live Search
20:46 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / FR

U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës ndalohet me 1 muaj paraburgim

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Gjatë ditës së sotme Spahiu ka dalur para Gjykatës Komunale të Kikindës.

IndeksOnline ka mësuar se Arbnor Spahiu është ndaluar me 1 muaj paraburgim nga autoritetet serbe.

Në lidhje më këtë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij./IndeksOnline/