12:02 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

U ndaluan udhëtimet për shkak të Covid-19, Taylor Swift shet aeroplanin privat

Taylor Swift nuk po vepron plotësisht si Elon Musk, duke shitur të gjitha pronat e saj – por ajo po vepron kështu në departamentin e avionëve privatë.

TMZ mëson se këngëtarja e famshme ka shitur një prej 2 avionëve të saj – një Dassault Falcon 50 që fillimisht e bleu në 2012, duke zvogëluar forcën e saj ajrore përgjysmë, transmeton Indeksonline.

Është e paqartë se sa ka paguar ajo për aeroplanin atëherë, por avionë të ngjashëm kanë çmime diku nga 1 deri në 6 milionë dollarë. Meqenëse Swift e bleu atë, ajo është regjistruar në një kompani të quajtur SATA, LLC në Nashville e cila besohet se qëndron për emrat e anëtarëve të familjes – babait Scott , nënës Andrea , Taylor dhe vëllaut Austin.

Sipas të dhënave të FAA Falcon 50 u transferua në BoneDoc Aviation, LLC më 16 mars, që do të thotë se ajo transferoi pronësinë atëherë kur të gjitha vendet filluan me izolimin për shkak të Covid-19.

Por, shitja e aeroplanit ende e lë Taylor me një avion privat në dispozicion të saj – Falcon 900 dhe është pak më i madh se ai që këngëtarja ka shitur. Ajo raportohet se pagoi 40 milionë dollarë për të në vitin 2011.

Është avioni privat që paraqet #13-in e saj me fat në pjesën e përparme – kështu që nuk është çudi që ajo vendosi ta mbante atë./Indeksonline/