75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

U ndanë nga mosha 4 vjeçare, por i propozon martesë kur takohen pas disa vitesh

Emma Marsh, 21 vjeç, dhe i fejuari AJ Sellers, 20, ishin vetëm katër vjeç kur u takuan në parashkollor në Washington.

Emma, një punonjëse sociale, kujton ditëlindjen e katërt të ditëlindjes kur festoi me AJ.

Të dy u ndanë kur filluan ndjekjen e mësimit në shkolla të ndryshme dhe kur Emma më vonë u zhvendosur në Muhlenberg.

Por Universi vendosi që t’i bashkojë me njëri-tjetrin në korridorin e Universitetit Vincennes në nëntor të vitit 2017, por nuk e mbanin mend njëri-tjetrin derisa u rinjohën përmes një shoku të përbashkët.

Ata shpejtë nisën të zëvendësonin kohën e humbur duke filluar të takoheshin, transmeton Indeksonline.

Vetëm tre muaj më vonë, AJ, bleu një unazë propozimi dhe filloi të planifikonte propozimin e tij për të dashurën e tij të fëmijërisë.

Nuk thuhet kot, se dashuria bashkon dy njerëz sado larg t’i dërgoj fati./Indeksonline/