75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Gj. Sh

U ndeshkua me karton të kuq, Patric Dorgu merr dënim të rëndë

Futbollisti i Manchester United, Patric Dorgu ka marr dënim të rëndë pas kartonit të kuq që morri në ndeshjen ndaj Ipswich.

Mbrojtësi danaz u ndeshkua direkt me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Omari Hutchinson, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari i ndeshjes, Darren England pas rishikimit në VAR, vendosi ta përjashtoj nga loja Dorgun.

Si pasojë e këtij, Manchester United nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e danezit, në tre ndeshjet e ardhshme.

Dorgu të mungojë në ndeshjen e fundjaves ndaj Fulhamit, e vlefshme për raundin e pestë të FA Cup.

Ai gjithashtu do të mungojë në ndeshjet e Premierligës kundër Arsenalit dhe Leicester City në mars./IndeksOnline/