75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

U ndëshkua me karton të verdhë pasi hoqi fanellën, CR7 skualifikohet dhe niset për në Manchester

Pas golit kundër Irlandës dhe rekordit të ri ndërkombëtar, Cristiano Ronaldo pritet që në fundjavë të zbarkojë në Manchester për t’u përgatitur për debutimin e tij të shtunën tjetër në “Old Trafford” ndaj Newcastle.

Në Angli po pritet me padurimin rikthimi i portugezit dhe dy golat në ndeshjen e fundit me kombëtaren kanë rritur akoma edhe më shumë entuziazmin e tifozëve të “Djajve të Kuq”.

CR7 gjatë festës së golit të dytë dhe të fitores për Portugalnë hoqi fanellën dhe u ndëshkua me të verdhë që i kushton atij skualifikimin për ndeshjen e radhës ndaj Azerbajxhanit.

Mësohet se trajneri Fernando Santos do të lërë të lirë lojtarin tanimë, duke shmangur miqësoren e planifikuar të shtunën përballë Katarit.

Për këtë arsye The Sun shkruan se aventura e dytë e Ronaldos në Manchester mund të fillojë në fundjavë.