75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

U ndëshkua me të kuq, Daja ankohet për gjyqtarët dhe FFK-në

Ballkani nuk ka arriut më shumë se një barazim me Prishtinë, në ndeshjen e javës së 18-të të Superligës.

Rezultati përfundimtar ishte 0-0, shkruan IndeksOnline.

Disa minuta para se të përfundonte ndeshja, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u ndëshkua me karton të kuq.

Ai pas ndeshjes është ankuar në referim e po ashtu pati ankesa edhe në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Shumë e thjeshtë, kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhet me VAR-in. Nëse arbitri kryesor nuk është i zoti të drejtoi ndeshjen më mirë, federata mos të delegojë arbitra të tillë. Unë i thash të mos e ndërpres ndeshjen vazhdimisht. I thash arbitrit na lërë të luajmë futboll. Më dha karton të verdhë dhe i thash faleminderit. Nëse nuk është i zoti mos të na sjellin arbitra të tillë. Kjo është për federatën.

Na i ka lënë dy ndeshjet e fundit me 20 dhe 24 dhjetor. Kur Dinamo e Zagrebit, që ka dy herë më shumë lojtarë se ne, dy ndeshje të prapambetura ia ka shtyrë për sezonin pranveror. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Gjithë ky mllef nuk është për rezultatet. Jemi në diferencë pikësh me të tjerët, por kam frikë dëmtimin e lojtarëve pasi ndeshje pas ndeshje na mungojnë lojtarë. Nuk ka logjikë që Ballkani të bëjë 33 javë në gjysmën e kampionatit e 22 në gjysmën e dytë. Për këtë lloj nderi që i kemi bërë futbollit të Kosovës, të mos shkatërrohen lojtarët me idenë hajt ta gjejmë Ballkanin në ditë të vështirë. Nuk do të na gjejnë kurrë në ditë të vështirë.”, deklaroi Daja pas ndeshjes./IndeksOnline/