U ndëshkua me të kuq, Juventus pritet ta gjobit Vlahovic
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/04/vlahovic-allegri.jpg)
Vetëm 7 pikë në tetë ndeshjet e fundit janë dëshmi e momentit të vështirë që po kalon Juventusi.
Së fundi Juventus barazoi përball Genoas me rezultat 0:0 gjatë ditës së djeshme.
Në sfidën e djeshme ishte serbi pikërisht Vlahovic, që pasi mori një karton të verdhë në fund të ndeshjes, protestoi ashpër ndaj arbitrit, duke e detyruar atë t’i japë edhe një të verdhë tjetër e si rrjedhojë të kuqin.
E kjo si ka pëlqyer aspak krerëve të klubit.
Media pranë klubit torinez bën me dije se kartoni i kuq i Vlahovic nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Juventusit, që pritet t’i vendosin një gjobë të majme serbit, pikërisht për papërgjegjshmërinë e treguar.