U ndëshkua ndaj Italisë, ylli i Spanjës mungon kundër Shqipërisë

Spanja arritit të siguronte kualifikimin për fazën e 1/16-së në Kampionatin Evropian, pasi shënoi fitore 1-0 ndaj Italisë.
Një autogol nga Riccardo Calafiori vulosi fitoren e Spanjës dhe kualifikimin për në fazën tjetër, shkruan IndeksOnline.
Por trajneri Luis de la Fuente do të ketë një munges të madhe në ndeshjen e radhës, atë kundër Shqipërisë, e cila zhvillohet ditën e hënë, me 24 qershor.
Futbollisti i Manchester Cityt, Rodri është ndeshkuar me karton të verdhë në ndeshjen Spanj-Itali, dhe do të mungojë kundër kombëtares shqiptare./IndeksOnline/