U ndëshkuan me të kuq, Nika e Neziraj marrin “goditjen” e radhës nga FFK
Derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mbahet mend për dy kartonë të kuq.
Ansi Nika i Gjilanit dhe Haxhi Neziraj i Dritës u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari Vushtrrias, Dardan Qaka.
Dy futbollistët janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë nga FFK.
ANSI NIKA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 0011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e qëllimshme e lojtarit kundërshtar pa top) në ndeshjen e javës së; XXV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
HAXHI NEZIRAJ; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 009713M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 93 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtarit kundërshtar me grusht) në ndeshjen e javës së; XXV-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.