75 Mall Live Search
23:05 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

“U njollos i gjithë kombi shqiptar”, Gashi flet për padinë kundër Dick Marty

Avokati Tomë Gashi së fundi ka përgatitur kallëzim penal dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi ai mori autorizimin e pronarit të të ashtuqajturës “Shtëpia e Verdhë” Mersin Katuçi.

Në emisionin “DPT te Fidani” në T7, Gashi tha se në këtë shtëpi kanë jetuar 20 anëtarë të familjes Katuçi, mirëpo pas presionit që iu bë kësaj familjeje për 15 vjet, pjesa më e madhe e familjes u detyruan të shpërngulen jashtë Shqipërisë.

Gashi tregoi se në këtë shtëpi tashmë jetojnë vetëm dy kryefamiljarët.

Kryefamiljarët Katuçi

Gashi tha se Dick Marty e mashtroi dhe e vuri në lajthim Këshillin e Evropës duke pretenduar se pjesëtarë të UÇK-se gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në shtëpinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civilë, shqiptarë, serbë, romë, në mënyrë të kundërligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrarë, dhe u kishin hequr organet trupore për trafikim ndërkombëtar.

Ai thotë se pas kësaj, u njollos i gjithë kombi shqiptar, po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.

“Shteti shqiptar s’ka bo kurgjo hiq, qashtu qysh s’ka bo as shteti i Kosovës”./Indeksonline/