U numërua gati gjysma e vendvotimeve, në Vushtrri po prin Ferit Idrizi

Vushtrriasit kanë votuar për Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës që të dalë i pari nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 21:00 janë numëruar 41 vendvotime nga 97 sa janë gjithsej, dhe rezulton të jenë numëruar 11 mijë e 620 vota nga 77 mijë e 83 gjithsej.
Nga këto shifra, i pari del Ferit Idrizi me 44,58% të votave, apo 5 mijë e 180 vota.
Pas tij vjen Sylejman Meholli me 29,84% të votave, apo 3 mijë e 467 vota.
I treti në radhë është Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 21,20% apo 2 mijë e 463 vota.
Xhevahire Izmaku e Nismës ka 323 vota me 2,78%, e më pas vijnë Mensut Ademi me 110 vota dhe Shaban Miftari me 77 vota./Indeksonline/