75 Mall Live Search
16:31 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

U pa me skuadrën mbrëmë, Chelsea sot e prezanton blerjen nga Dortmundi

Klubi londinez ka kompletuar transferimin e talentit anglez Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund.

20-vjeçari është një prej emrave më premtues në futbollin europian dhe tashmë do të veshë fanellën e “Bluve” të Chelsea-t, shkruan Indeksonline

Gittens do t’i bashkohet menjëherë skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea ndodhet në gjysmëfinale dhe synon trofeun ndërkombëtar.

Një tjetër lëvizje e fuqishme nga Chelsea për të ndërtuar një ekip të së ardhmes!/Indeksonline/