U padit nga Bulliqi, reagon Bujar Gimolli: S’ka padi e shantazh që më ndalë!

Kryetari i komunes së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka paditur për shpifje Bujar Gimollin që ka të bëjë me një status në lidhje më tenderin për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse.
Gimolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se s’ka padi e shantazh që e ndalë.
Ndërsa, tutje ka thënë se këtë detyrë e ndjejn si obligim qytetar ndaj vendit të tij dhe nuk do të ndalem derisa ky grup kriminal që është vendosur në krye të komunës së Podujevës të përgjigjet para qytetareve dhe para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Të nderuar qytetare,
Nga nje postim i tij ne facebook, sot jam njoftuar se kryetari i komunes se Podujeves, shpejtim bulliqi, me ka paditur per shpifje. Kjo, bazuar ne nje status timin qe ka te beje me tenderin per furnizimin e shkollave me lende djegese.
Nuk kam asnje fije dyshimi qe kjo padi vjen si vazhdimesi e perpjekjeve te tij per ta NDALUR zerin kritik ndaj qeverisjes se tij, e cila përveç skandaloze eshte edhe kriminale. Fatkeqesisht per te, ka gabuar adrese.
Jam i nderuar jashte mase qe ne perpjekjen e tij per te me ndalur, bulliqi ka zgjedhur te kerkoj ndihme nga partneri i tij, PDK, duke angazhuar per avokate, ish-drejtoreshen e tij te Administrates Komunale, gjate koalicionit PDK.-LVV.
Pa e zgjatur shume, dua ta rikonfirmoj me krejt fuqine qe do ta vazhdoj edhe me fuqishem angazhimin tim ne denoncimin e seciles padrejtesi, seciles parregullesi dhe seciles hajni qe ndodhe ne komunen e Podujeves dhe ne secilin institucion tjeter.
Kete detyre e ndjej si obligim qytetar ndaj vendit tim dhe nuk do te ndalem derisa ky grup kriminal qe eshte vendosur ne krye te komunes se Podujeves te pergjigjet para qytetareve dhe para drejtesise.
NUK KA PADI QE ME NDAL, NUK KA SHANTAZH QE ME INTIMIDON.
Me respekt;/Indeksonline/