11:50 / E Premte, 18 Gusht 2023 / LB

U paralajmërua 10 ditë më parë, fillon arrestimi i zyrtarëve të lartë

Indeksonline kishte paralajmëruar para 10 ditësh së do të ketë arrestimë në institucionet e Kosovës në dyshimet për korrupsion.

Arresimet kanë filluar sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Dy drejtorë të lartë në MINT janë prangosur në orët e para të ditës së sotme. Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, janë dy të arrestuarit e parë.

I arrestuari i tretë është afaristi Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër” në Prishtinë. Të arrestuarit dyshohen se janë të përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se për një aferë tjetër janë duke u hetuar edhe disa zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe së shpejti mund të ketë arrestime të tjera në nivele të larta./Indeksonline/