75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 19 Mars 2023 / AR

U paraqit në stadium në gjendje të dehur, reperi i njohur largohet nga sigurimi pasi shqetësonte njerëzit

Tekashi 6ix9ine është larguar nga sigurimi nga stadiumi dhe momenti u kap nga të pranishmit.

Reperi i njohur u paraqit në një lojë bejsbolli në Miami në gjendje të dehur dhe shqetësoi të pranishmit.

“Ai ishte shumë i dehur dhe ndërpreu eksperiencën e të ftuarve të tjerë”, tha një burim për ‘Pagesix’, duke konfirmuar se reperi 26 vjeçar, po shqetësonte të tjerët.

“Ishte i dehur, ishte jashtë kontrollit”, shton dëshmitari okular. “Kishte shumë familje atje mbrëmë dhe ai po i shqetësonte njerëzit.”

Artisti po humbiste ekuilibrin nga pirja e tepërt. Në një moment, rojet e sigurisë u panë duke i kërkuar Tekashit të largohej ndërsa dy nga miqtë e tij u përpoqën të ndërhynin.