U paraqit në ”VMA” me kostum të superheronjve, Ava Max tregon arsyen se pse e zgjodhi këtë veshje
Këngëtarja shqiptare, Ava Max mori pjesë për herë të parë këtë vit në ndarjen e çmimeve Video Music Awards.
24 vjeçarja përveç pjesëmarrjes ajo poashtu ka performuar hitin e saj të njohur ‘Sweet but Psycho’ dhe ‘Torn’, ndërsa nuk kaloj pa vëmendje as parakalimi i saj në tapetin e kuq.

Ylli shqiptar u paraqit e veshur me kostum të super heronjve. Ajo në një postim në Instsagram ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të vishet në këtë mënyrë.

“Kjo veshje superheronjësh përfaqëson gjetjen e forcës sime të brendshme për të qenë kush jam vërtet dhe të kem guximin të luftoj demonët e mi të brendshëm. Për të kapërcyer gjithçka që vjen në rrugën time. Përfaqëson për mua se çdo gjë është e mundur .. ju mund të jeni kushdo që doni të jeni. Të gjithë ne kemi super fuqi brenda nesh. Secili prej jush është unik dhe i jashtëzakonshëm. Mos lejoni që dikush tjetër t’ju tregojë ndryshe. Kurrë nuk më erdhi lehtë, ishte e vështirë dhe është akoma. Por asgjë e madhe nuk bëhet lehtë. Mbajeni në mend”, ja shkruar Ava Max.

Ndërkohë menjëherë pas VMA ajo ka publikuar projektin e ri me videoklip ‘Torn’./Indeksonline/
