U paraqit rrejshëm si Veton Elshani dhe i kërkoi para, qytetari në Zubin Potok ia dërgoi 1 mijë euro, Policia: Mos bini pre e mashtrimeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është paraqitur rrejshëm si zv/drejtor i Policisë në Veri, Veton Elshani, dhe ka kërkuar nga një qytetar ndihmë financiare.
Viktima ia ka dërguar 1 mijë euro përmes “Western Union” në Bosnjë Hercegovinë.
Policia thotë se ka pasur edhe raste të tjera të tilla.
PK bën apel te qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
Komunikata e plotë: