75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

U paraqiten nëntë raste të reja me COVID-19, karantinohet lagjja e Lipjanit

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyçi ka folur për nëntë rastet e reja me COVID-19 të paraqitura mbrëmë në këtë komunë. Ajo tha se pjesa dërrmuese e tyre janë raste kontakti nga një lagje e vetme.

Bytyçi për RTV Dukagjinin thotë se rasti i parë ishte paraqitur në Janjevë ku më pas ishte karantinuar i tërë fshati gjë që kishte pasur sukses pasi askush më nuk u infektua në Lipjan.

“Rasti i dytë për fat të mirë është identifikuar në Qendrën Studentore dhe i njëjti është karantinuar pa u futur në Lipjan. Rasti i tretë është rasti nga i cili edhe kanë rrjedhur të nëntë rastet e reja”.

Bytyçi thotë se tashmë lagjja në Lipjan ku janë të paraqitura edhe nëntë rastet e reja është karantinuar edhe me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës