75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / FR

“U penalizova për lidhjen me Arionin” – Deklarata e papritur e Dianës në ‘Prime’

Diana është shprehur se ia ka parë ‘hajrin’ pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo theksoi se i mbet peng largimi i hershëm nga shtëpia, ani pse sipas saj ka marrë shumë dashuri jashtë nga publiku.

Diana po ashtu deklaroi se mendon që atë e ka penalizuar edhe lidhja me Arionin brenda lojës.

“Natyrisht që më ka mbet pikë në zemër që nuk e vazhdova lojën, se vërtetë e kam parë vetën që shkoj larg aty brenda, u penalizova shumë edhe për lojën meqë u lidha me Arionin”, u shpreh Diana.

“Nëse do futesha prap e di që do e bëja lojën më shumë vetëm, se në lidhje”, tha ndër të ajo.

Ndërkohë që edhe njëherë Diana sqaroi se motra saj dhe familja nuk kanë ndikuar në daljen e saj jashtë Big-ut.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme: