07:44 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

U penalizua nga nga skuadra e kërcimit se është “shumë e zezë”!

Një studente nga Kansasi me ngjyrë ka denoncuar rregullat e shkollës për diskriminim. Camille Sturdivant u penalizua nga performanca me skuadrën e kërcimit pasi i thanë se lëkura e saj është “shumë e zezë”. 

Ajo ishte një nga dy anëtarët afrikano-amerikanë në ekipin e vallëzimit ‘Dazzlers’ që përbëhej nga 14 persona. Koreografi Kevin Murakami, në bashkëpunim me trajnerin e ekipit, Carley Fine përjashtuan studenten vetëm për shkak të lëkurës duke thënë se audienca do fokusohet vetëm tek ngjyra e saj.

Në akuzën e saj për gjimanzin “Valley Northëest”, Camille tregon se e përjashtuan duke u justifikuar se kostumi me ngjyrë të zezë nuk dukej mirë në trupin e saj.