75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / AR

U pendua për skena erotike, Nicole Kidman: Nuk dua ta bëj më këtë

Në Festivalin e Filmit të Venecias këtë vit do të shfaqet premierë thrilleri erotik Babygirl, me aktore fituesen e “Oskarit”, Nicole Kidman.

Ndonëse ajo tashmë ka luajtur në filma me skena intime, duket se filmimi i këtyre skenave në këtë film ka qenë i vështirë për të, transmeton Indeksonline.

“Isha nervoz”

“Kam bërë filma që janë mjaft intim, por asnjë si ky”, tha ajo për Vanity Fair, duke shpjeguar se xhirimet e atyre skenave zgjatën shumë. “Kurrë nuk munda të shërohesha plotësisht nga kjo. Isha nervoze. Në një moment mendova se nuk doja që askush të më prekte më. Nuk doja ta bëja më, por u detyrova të vazhdoj,” tha ajo.

Kidman i përshkroi skenat e seksit si diçka që të gjithë e bëjnë privatisht. “U ndjeva shumë e ekspozuar, si aktore, si grua dhe si qenie njerëzore”, tha ajo.

Ceremonia e hapjes

Kujtojmë se Festivali i Filmit në Venecia , një nga festivalet më prestigjioze në botën e filmit, u hap mbrëmë dhe zgjat deri më 7 shtator. Në Venecia janë mbledhur yje të shumtë të aktrimit dhe në ekranin e madh do të shfaqen disa nga filmat më të shumëpritur të këtij viti.

Filmi që hapi festivalin është Beetlejuice Beetlejuice me regji të Tim Burton dhe ishte një nga titujt më të pritur në festivalin e këtij viti./Indeksonline/