75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

U pensionua, por Buffon po rikthehet në kombëtaren italiane

Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon njoftoi rikthimin e tij në ekipin kombëtar në Twitter.

“Po rikthehem në Kombëtare sepse fëmija që kapërceu për herë të parë pragun e “Coverciano” 30 vite më parë ende dëshiron të ëndërrojë dhe ta jetojë atë ëndërr me tifozët italianë”, ka shkruar Buffon.

Portieri legjendar nuk ka specifikuar se në cilin rol do të përfaqësojë sërish te Italia.