75 Mall Live Search
18:06 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

U përball me gjendje të rëndë shëndetësore, rikthehet Muharrem Ahmeti

Para një muaji, nëpër mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, u shtrua me urgjencë në spital pas një ataku kardiak, shkruan Indeksonline.

Asnjë lajm më nuk e sqaroi gjendjen e këngëtarit.

Por së fundmi, duket se këngëtari i ka kaluar këto probleme dhe i është rikthyer karrierës muzikore.

Këngëtari është shfaqur edhe nëpër rrjetet sociale, dhe para disa ditësh ai ka sjellë ‘koverin’ e këngës së Elvana Gjatës “Tavolina e mërzisë”, e cila është pritur mire.

Ky është një lajm i mire për fansat e këngëtarit, pasi ai do të vazhdoj të sjellë këngë të reja për publikun. /Indeksonline/