10:50 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

U përfol ardhja e Orges Shehit si trajner te Llapi, vjen njoftimi zyrtar i skuadrës nga Podujeva

Mbrëmë është raportuar në disa media se Orges Shehi do të jetë trajner i ri i Llapit. Humbja e djeshme nga Ballkani thuhet se do të shpiente me largimin e Tahir Batatinës nga posti i kryetrajnerit.

Por, skuadra llapjane e ka mohuar këtë gjë. Në njoftimin zyrtar thuhet se Shehi ishte dje në stadium për të vëzhduar disa futbollistë të rinj të skuadrës.

“Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të K.F. Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi, do të marrë drejtimin e klubit, REAGOJMË dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit.

Andaj edhe një herë, lusim mediat elektronike dhe të shkruara që për çdo informacion të kontaktojnë zyrtarët e klubit tonë, të cilët në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë informacione në lidhje me klubin”, thuhet në reagimin e KF LLapit./Indeksonline/