11:20 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

U përfol se është në depresion dhe s’po del nga shtëpia, vjen reagimi nga Pele

Ish-sulmuesi brazilian, Pele ka hedhur poshtë zërat se është në depresion dhe siguroi fansat se është mirë dhe po e mban orarin e tij të ngjeshur.

Djali i Pele, Edinho i tha “Globo” në një intervistë të publikuar të hënën se tri her Kampioni i Botës ishte në depresion dhe se nuk dëshironte të dilte nga shtëpia.

“Jam mirë” – tha Pele i cili do të mbush 80 vjet në tetor.

“Vazhdoj ti pranoj limitet e mija fizike në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam ditë të mira dhe të këqija. Kjo është normale për njerëzit në moshën time” – u shpreh legjenda e futbollit.

Pele, gjerësisht konsiderohet se është ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të këtij sporti./Indeksonline/