17:40 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / Gj. Sh

U përfol se flirtoj me Dijonisin, Gloria mesazh të dashurit përmes kamerës

Gloria Meshi përcolli një mesazh të ëmbël për të dashurin e saj përmes kamerës pasditen e sotme në ‘Ferma VIP’.

Ajo i tha atij se e ka marrë malli për të, por nuk munguan as batutat me Buçkon, teksa ndodheshin të dy në ambientet e jashtme të fermës.

Gloria: O drita ime, çfarë po bën tani? Je në punë? Më mungon.

Gledisi: Kush është drita jote?

Gloria: Eeee. O shpirti im, o i bukuri i dheut, o syri im. Je në punë apo ke dal verdallë? Mos dil më o burr.

Gledisi: Rri dhe ti në shtëpi si unë.

Gloria: Rri në shtëpi si unë.

Gledisi: Pa telefon, pa asgjë.

Gloria: Hiqe telefonin.

Gledisi: Bëje këtë sakrificë.

Gloria: Vendos një kamer në shtëpi, të kuptosh ndjesinë time.