75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

U përfol se u transferua te Prishtina, Muharrem Jashari tregon të vërtetën

Mesfushori i Trepçës 89′, Muharrem Jashari tregon të vërtetën rreth të ardhmës së tij dhe lidhjet me klubin e Prishtinës.

Jashari i cili ka kontratë me Trepçën 89’të deri me 31 dhejtor të vitit 2020, thotë se për të ardhmen e tij do të vendos pas skadimit të kontratë.

Në një pronocim për Sportin në IndeksOnline, Jashari tha se zërat që kanë qarkulluar se ai është transferuar te Prishtina dhe se transferi i tij ka dështuar, janë të pavërteta .

22-vjeçari tregon se ishte i huazuar te Prishtina vetëm për garat evropiane.

“Unë kam qenë i huazuar te FC Prishtina për garat Evropiane dhe kam kontratë me Trepçën 89 deri me 31 dhjetor. Kur të më përfundon kontrata me 31dhjetor do vendosi për të ardhmen time”, tha Jashari.